Ekspozita Task Force sekuestro dokumenteve te shitjes

Burime zyrtare pohuan se jane ne pritje te venies ne dispozicion nga Ministria e Ekonomise te dokumentacionit qe me pas do te verifikohet nga prokurori i ceshtjes zoti Genti Osmani. Pas kesaj prokuroria do te therrase per te pyetur si deklarues persona qe publikisht kane denoncuar aferat per privatizimin e ish-Ekspozites Shqiperia Sot dhe me tej njerezit qe jane lakuar. Prej kater ditesh Task Force ka nisur hetimet me inisiativen e saj per ceshtjen e ish- Ekspozites lidhur me dyshimet se mund te jete shperdoruar detyra si dhe te jete kryer korrupsion pasiv nga persona qe ushtrojne funskione publike.
Hetimet nisen kryesisht te nxitura nga debatet poltike dhe akuzat e deputetit te opozites Eduart Shalsi i cili foli per afera korruptive duke hedhur dyshime mbi format qe kishte ndjekur ish-ministri i METE-s Genc Ruli per te privatizuar ish-Ekspoziten. Ne dosjen lsquoish-Ekspozita ndodhen pervec akuzave te politikaneve dhe biznesmeneve edhe kontratat e prishura disa here per kete godine.
Pikerisht kur prokuroria regjistroi nisjen e hetimeve java e kaluar u shoqerua deklarata dhe kunderdeklarata per kete ceshtje edhe ne parlament.