Jetëshkurtësia e një provokimi shtetëror
Pa kaluar një javë nga deklarata kërcënuese e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Jeremiç, në mjediset e selisë së OKB-së në Nju Jork, u shpall botërisht përparësia e forcës mbi drejtësinë në raportet ndërkombëtare, Presidenti i moderuar Tadiç i parashtroi politikës ndërkombëtare përzgjidhjen e "problemit" Kosovë obsionin e vet; ndarjen e territorit të Kosovës në përputhje me përkatësitë etike.
Propozimi i Tadiç, që i ngjasonte logjikës dhe përvojës së ndarjes së pronave nga një familje fermere, pati më shumë jehonë mediatike dhe shkaktoi më shumë reagime në politikën aktive ndërkombëtare, si dhe kërcënimi i hapur i Jeremiçit për destabilizim të rajonit dhe më gjerë nga përdorimi zgjidhës i forcës. Deklarimi i ministrit të Jashtëm përcillte nervozizmin e Beogradit zyrtar në pritje të diskutimit dhe votimit të Asamblesë së Përgjithshme më 8 tetor për miratimin e kërkesës së Serbisë për t‘ia përcjellë legjitimitetin e Pavarësisë së Kosovës për "vlerësim" Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Deklarimi i Tadiç, në dukje "i arsyeshëm" dhe "paqësor", ndodhi pa pritur diskutimin dhe votimin e 8 tetorit.
Natyrshëm shtrohet pyetja: Përse Presidenti i Serbisë u deklarua me një obsion zgjidhës pa arritur të jetë durues deri në votimin e 8 tetorit?! Pse ai hodhi në median politike një obsion të tejkaluar, qysh me miratimin dhe njohjen ndërkombëtare të Planit Ahtisari, që e përjashton atë?! Pse reagimi i institucioneve më të larta shtetërore të Kosovës, i Kryeministrit, Presidentit dhe kryetarit të Kuvendit qenë të njëhershme dhe qartazi kundërshtuese e të prera?! Përse kundërshtuan njëherazi dhe shpejt institucionet ndërkombëtare?! Përse Çedomir Jovanoviç, kryetar i Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë nuk pajtohet me idenë e Tadiç për ndarjen e Kosovës, duke deklaruar: "Po të ndahej Kosova, pse të mos ndahet edhe Serbia?!". Në përballje me këtë barrierë politike dyshuese e kundërshtuese, që shtrihet jo vetëm në rajon, në botë, por edhe në vetë Serbinë, Presidenti Tadiç detyrohet të bëjë një vetërrotullim 180 gradësh. Pasi provokimi i tij iu nënshtrua testimit politik ndërkombëtar dhe dështoi, u detyrua t‘i shmanget përgjegjësisë, duke u deklaruar: Thirrja ime është keqkuptuar!
Të gjitha sa parashtrova janë të njohura. Ajo që më shqetëson dhe do të dëshiroja ta qartësoja është prirja e vërtetë politike dhe "statura" reale e të "moderuarit" Tadiç. Mendon vërtet se përdorimi i forcës nga Serbia ndaj Kosovës do të ishte më pak i rrezikshëm për rajonin dhe, më tej, se rishikimi i kufijve në Ballkan?! Mendon se ky është obsioni i fundit, në rast dështimi të Serbisë në votimin e kërkesës së saj nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së?! Mendon vërtet për të sotmen dhe për të ardhmen e qytetarëve serbë në shtetin e pavarur dhe të njohur ndërkombëtarisht të Kosovës, apo për paqësim e kënaqjen e ambicieve atavike të nacionalistëve serbë, jo të pafuqishëm politikisht mbi Beogradin zyrtar?!
E kam të vështirë të jap një mendim për politikën aktuale të Serbisë, siç e kam po kaq të vështirë të shpreh një opinion për statusin dhe rolin efektiv të Tadiç në politikën shtetërore. Sidoqoftë, deklarimi më i fundit provokues i Presidentit të Serbisë ndaj Kosovës shtet, s‘është gjë tjetër veç një përpjekje personale në funksion të forcimit, të afirmimit dhe pranimit të statusit në postin më të lartë shtetëror, të Presidentit nga gjithë forcat politike dhe qytetarët e Serbisë.