Dueli Peilin - Baiden, i parë nga Alaska
Xho Baiden, kundër Sara Peilin. Në debatin e së enjtes mbrëma, të dy kandidatët për postin e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shfaqën si mbrojtës së shtresës së mesme të popullsisë dhe deklaruan se dinin ta fitonin betejën e Irakut dhe të Afganistanit. Në Sant Luis, ku u përplasën përpara syve të të gjithë Amerikës, ishte ora tetë e mbrëmjes. Në Uasilla të Alaskës, qyteti i Sara Peilin, ishte ora pesë e pasdites.
Pesë monitorët e mëdhenj të lokalit të quajtur "Tailgaters" (e merr emrin nga fjala "tailgate", kështu e quajnë amerikanët pjesën e prapme të kamionçinave të zbuluara të tipit "Pick Up", të cilat shpesh i përdorin edhe për të pirë birra pas ndeshjeve të futbollit), qenë të tërë të sintonizuar te debati (në përgjithësi këta monitorë transmetojnë ndeshje, apo tekstet e këngëve të karaokes). Bari menaxhohet nga Tedi dhe Meilin, dy miq dhe tifozë personalë të Sara Peilin, ish-kryetare bashkie dhe aktualisht guvernatore e Alaskës. Dhe mes publikut të lokalit nuk zinte vend asnjë dyshim mbi kandidatin që e fitoi debatin, madje edhe përpara se Peilin apo Baiden të kishin thënë fjalën e parë. Ndërkaq, demokratët "anti-Palinistë" të Uasillës (në minorancë) ishin strehuar në një bar tjetër, të quajtur "La Hacienda".
Të ulur nëpër tavolina, apo përgjatë banakut, numëroheshin rreth 50 veta, të rinj e të moshuar. Të ndarë në tri kategori: tifozët e çmendur, disa prej të cilëve në gjendje të dehur (në grupin më të zhurmshëm përfshiheshin Devid Olifant, 28 vjeç nga Siatëlli dhe Rodni Uilson, 38-vjeçare nga Las Vegasi, që të dy janë në qytet për punë dhe e adhurojnë Sara Peilin); njerëz që qenë ndalur në lokal për të pirë ndonjë birrë, apo për të ngrënë ndonjë hamburger pas pune (si 32-vjeçari Den Konor, që e admiron, por me ndonjë rezervë të vogël); apo si 38-vjeçari Xho Odental, i cili monton dhe riparon pajisjet e ajrit të kondicionuar në qytet (rrëfen: "Nuk e kam shumë për zemër, nuk besoj se e ka përvojën e duhur dhe është pak arrogante. Nuk është kombinim shumë i bukur") dhe mikesha e tij që e ka inatin me gazetarët dhe nuk pranon ta japë emrin; dhe në fund gjendeshin ata që kërkonin të dëgjonin çfarë thoshin kandidatët, por pa mundur, ngaqë të tjerët bënin shumë zhurmë.
Kriza financiare
"Faji është i gjithi i huadhënësve pa skrupuj", thotë Peilin, duke iu referuar bankave që "u përpoqën të bindin amerikanët se është diçka e zgjuar të blesh shtëpi 300 mijë dollarëshe në një çast kur nuk mund të arrish më shumë se tek ajo që kushton 100 mijë dollarë". Thotë që nuk është faji i amerikanëve, por shton: "Ajo që mund të bëjnë në këtë çast është të impenjohen tërësisht ata amerikanë e amerikane që përbëjnë kombin. Duhet të bashkohemi për të mos lejuar që të ndodhë përsëri". Që, me pak fjalë, do të thotë: të heqin dorë nga marrja e kredive, nga jeta përtej mundësive të tyre financiare. Për Rodni Uillsonin nga Las Vegasi tema e kredive është edhe fjala kyç: "Është e para që gjen guximin të thotë se duhet t‘u vijë turp edhe atyre që i pranuan ato hua, jo vetëm ata që i ofruan". O‘Konor dhe shoqja e saj qeshin e flasin pranë banakut. Baiden thotë diçka mbi "Wall Street"-in. Një çift i moshës së mesme përpiqet të mbajë vesh. Burrë e grua kthehen me nervozizëm nga dy gratë. Kamerierja afrohet dhe ngre volumin.
Peilin akuzon në mënyrë të përsëritur Obamën që ka ndër mend të rrisë taksat, Baiden mohon në mënyrë po kaq të përsëritur dhe ngul këmbë se Obama do t‘i ulë për shtresën e mesme të popullsisë, por jo për të krimburit në para. "Ta hajë dreqi, ka të drejtë", thotë Odental, por pas pak hesht. Në lokalin tashmë plot me tym duhani e adhurojnë Sarën, teksa lëshon shigjeta të shoqëruara me atë buzëqeshjen ironike dhe paksa djallëzore: "MekKein nuk i thotë diçka një grupi njerëzish dhe të kundërtën një grupi tjetër", aludon kundër Obamës. Në bar u beh një burrë që mban në kokë kapelen tipike që mbajnë kamionistët e Alaskës. Quhet Riçard Intravertolo, 50 vjeç, me mjekër të thinjur, me origjinë italiane. Sapo thotë fjalën e parë kuptohet që nuk i ka kursyer gotat e alkoolit atë mbrëmje. Këmbëngul se ka ardhur koha që në rangjet e larta të pushtetit të ngjitet një grua: "Burrat janë tepër agresivë". Pas dhjetë minutash e mbështet dorën te kofsha e një vajze që i ulet pranë në banak.
Ndryshimet klimaterike
Sara thotë se shkaktarët janë pjesërisht dora e njeriut dhe pjesërisht të lidhura me ndryshimet ciklike të temperaturave të planetit. Për të e rëndësishme është përballja me to dhe jo të humbasësh kohën duke debatuar mbi shkaktarët e supozuar. Baiden ka mendim të kundërt: "Shkaqet janë njerëzore, tërësisht njerëzore. Dhe nëse nuk je në gjendje të kuptosh shkaqet, është e pamundur të arrish te zgjidhja". O‘Konor dhe shoqja e saj dalin. Peilin nis të sulmojë politikanët e Bregut Perëndimor, të cilët nuk lejojnë shpimet për nxjerrjen e naftës që fshihet nën Alaskë. "Nuk kam qenë kurrë kaq krenare për Alaskën", thotë 47-vjeçarja me origjinë eskimeze, Karolain Mozes, me profesion gjeologe. Peilin thotë me ton se Amerika ka nevojë për një leksion të mirë mbi realitetin dhe se atë mësim duhet ta marrë në "qendër të Uasillës".
Përplasja me Baiden dhe Peilin mbi Irakun dhe Afganistanin i bind të pranishmit se kombinimi MekKein-Peilin do jetë më patriotiku. Peilin tha se duhet ngulur këmbë më shumë si në Irak ashtu edhe në Afganistan. Duartrokitje për të. Injorohet replika e Baidenit: Xhon Baiden vazhdon të përsërisë se qendra e luftës kundër terrorit është në Irak, por ju garantoj që, në rast se do ndërmerret ndonjë sulm kundër nesh, do ndodhë pasi Al-Kaeda do ta përgatisë në kodrat e Afganistanit dhe të Pakistanit.
Askush nuk e vë re gabimin e Sarës teksa i referohet komandantit të ushtrisë amerikane në Afganistan, Deivid MekKernan, me emrin "Gjenerali MekKlelan". Teksa debati mes kandidatëve vazhdon me fuqinë që duhet të gëzojë zëvendëspresidenti, Intravartolo hedh me ngadalë krahun mbi supet e gjeologes Mozes, e cila nuk kundërshton. Peilin përfundon duke cituar Reganin: "Liria është veç një brez larg zhdukjes. Nuk ua transmetojmë gjenetikisht bijve tanë. Duhet të luftojmë për ta mbrojtur. I vetmi që e ka bërë, që ka luftuar, është MekKein".
Deivid Olifant nga Siatëlli është i bindur që Sara diti të përballet me Baiden, edhe pse ky ka shumë më tepër përvojë. Ai ndihet krenar për të. Binjaket 47-vjeçare me flokë të verdha, Lyn Henri dhe Lesli Kristenson, (bashkë me të bijën 21-vjeçare të Leslit) bëhen pjesë e debatit. Mbajnë të tria fanella blu dhe gjenden në bar si skuadër në garën e gjuajtjes në shenjë me shigjetëza. Nuk kanë dyshim. "Sara u tregua e madhe dhe e bëri copash". 54-vjeçari Xho Herrero, veteran i luftës në Vietnam dhe mik i vjehrrit të Sara Peilin, vëren: "Kam më shumë përvojë se ajo në disa çështje, por Sara është e ndershme, punon shumë, nuk shtiret dhe mëson me shpejtësi". Vazhdon të flasë për rreth gjysmë ore. "Çfarë thashë", pyet në fund të monologut. "Nuk e di çfarë kam thënë. Por them gjithnjë atë që mendoj".