E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri dhe Domi kundër Mandit

07/04/10 20:20

Gjatë diskutimeve të ndryshme që janë bërë në shtëpi Mandi ka përmendur disa herë Vlorën dhe Tiranën. Jetmiri dhe Domenika pretendojnë që këtë gjë ai e ka bërë me tendencë, për tu thënë atyre se ata që vijnë nga Tirana qëndrojnë një shkallë më lartë se ata që vijnë nga rrethet e tjera.Gjatë diskutimeve për nivelin ekonomik Mandi gjithmonë ka bërë atë dallimin mes Tiranës dhe rretheve të tjera. Jetmirit dhe Domit nuk u ka pëlqyer aspak kjo lloj ndarjeje. Kështu ata dalin jashtë dhe teksa pinë cigare diskutojnë pikërisht për këtë. Jetmiri i thotë Domenikës se Mandi kërkon që të prekë krenarinë e tyre dhe patriotizmin që kanë vlonjatët. Të dy janë të acaruar sidomos nga një shprehje e Mandit ku ai thotë ju vlonjatët dini të peshkoni vetëm me dinamit. Një shprehje e ngjashme përdoret edhe Seldi më vonë.Gjatë provës së peshkimit, kur banorëve u kishte ngelur vetëm një peshk pa kapur dhe Jetmiri po mundohej ta kapte, por peshku ishte shumë i shpejtë, Seldi thotë ky peshku është i shpejtë se është mësu me tritolin andej nga Vlora. Kjo shprehje ka hasur në reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të Domenikës e cila i thotë e irrituar se nuk është e vërtetë që në Vlorë peshkohet me dinamit dhe tritol. Seldi i thotë se këtu nuk ka asgjë që ajo të reagojë në atë mënyrë dhe këtu ndërhyn Mandi i cili i thotë Seldit se Domenika reagon në atë mënyrë, sepse këtë gjë e ka thënë edhe ai më parë dhe asaj nuk i ka pëlquer.
Tashmë Miri dhe Domi komentojnë shprehjet e disa banorëve, kryesisht Mandit, që përmendin gjatë gjithë kohës se vijnë nga Tirana dhe Tirana për ta është është Shqipëria. Domi thotë se ajo këto argumenta, për të sulmuar një banor i sheh si të kota pasi nuk është normale që të kapesh me dikë për një gjë të tillë. Të dy thonë se e rëndësishme është që ata të japin dijet e tyre dhe ti mësojnë njëri-tjetrit gjerat që nuk i dinë. Ata përmendin rastin e Kikës, Tatianës dhe Manal që i kanë bërë të ndjehen si në vendin e tyre, jo më që një banor nga Tirana të bëjë një ndarje me ata që vijnë nga labëria.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›