E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhe për garuesit në American Idol

Këngëtari Paul McCartney ka dërguar një mesazh të befasishëm për garuesit në “American Idol” përderisa është duke parapërgatitur për të kënduar këngën e Lenon’it.

Legjenda 67 vjeçare e muzikës, i ka thënë garuesve që “të vazhdojnë tutje – duke u kënaqur po ashtu – përderisa ata janë duke kënduar këngët klasike të John Lennon.

“Ju atje, Paul McCartney është këtu”, ka thënë ish anëtari i Beatle’s. “Jam shumë i kënaqur që ju po këndoni këngët e Lennon dhe McCartney dhe dëshiroj të them të vazhdoni më këtë – të kënaqeni sa më shumë. Paçi fat!”.

Në të njëjtën kohë, anëtarja e re e jurisë, Ellen DeGeneres i ka dhënë një shpullë të pacipë Simon Cowel’it, i cili kohëve të fundit është fejuar me artisten e makijazhit, Mezhgan Hussainy.

Pasi një garues ka kënduar këngën “Can’t Buy Me Love”, Ellen tha: “Para se gjithash, ju nuk “mund ta blini dashurinë” dhe edhe anëtarët e jurisë sikurse është multi-milioneri Cowell”.

“A e kam mirë, Simon”, ka shtuar ajo.

Lajmet e fundit thonë se spektakli “Idol” mund të përfundoj në vitin 2011 sepse Simon (50) do ti jep fund versionit amerikan të këtij spektakli sikurse i ka dhënë atij britanik “X Factor”.

“Producentët e dinë se Simon Cowell e bën emisionin dhe ata e dinë se sezoni mund të përfundoj nëse në të nuk janë kualitetet e tij”, tha një burim për tabloidin amerikan “National Enquirer”.

“Ata dëshirojnë që emisioni të jetë i cilësisë së lartë duke emëruar një juri prej artistëve të rangut të lartë, përfshirë fituesit e mëparshëm Kelly Clarkson dhe Carrie Underwood”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›