E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri dhe Tatiana

02/04/10 18:40

Jetmiri dhe Tatiana dalin jashtë dhe bisedojnë duke treguar për jetën e njëri-tjetrit. Tatiana i thotë Mirit se ajo tashmë ka shkëmbyer biseda me të gjithë banorët e shëpisë me përjashtim të Oltës. Jetmiri i rikujton edhe një herë për gjërat që kanë biseduar të dy. Të dy thonë se tashmë dinë shumë gjëra nga jeta e secilit. Tatiana e pyet për shkollën dhe Jetmiri tregon se ka filluar shkollën me burs ashtu se e motra, por që ai e humbi bursën në vitin e dytë të studimeve sepse humbi në disa provime. Tatiana thotë se shkolla është diçka shumë e bukur, por që ajo nuk e ka bërë megjithëse tani do të donte që të kishte mbaruar një universitet. Jetmiri i thotë se njerzit nuk maten gjithmonë nga shkolla që bëjnë dhe më pas tregon për jetën e tij në Itali. Ata flasin për lejet e qëndrimit dhe Jetmiri tregon se e rinovon lejen çdo vit edhe pse ka 12 vite që jeton në Itali. Jetmiri e pyet Tatianën se çfarë do të bëjë ajo pasi të mbarojë BB dhe Tatiana i thotë se nëse fiton sigurisht që do të qëndrojë pasi ky ka qenë qëllimi i saj, që të jetojë përfundimisht në Shqipëri nëse fiton çmimin e madh të Big-Brother.
Jetmiri e pyet se si po e kalon ajo javën në BB dhe Tatiana thotë se kjo javë për të ka kaluar më shpejt se java e parë. Ajo e pyet Jetmirin nëse ai ka shkruar letër sepse ajo e shkroi një të tillë, por që tashmë është penduar. Miri e pyet se përse është penduar dhe Tatiana i thotë se në të ka shkruar një sekret që nuk e di askush tjetër. Letra është shkruar për Landin, ish-të dashurin e saj nga Laçi. Tati kërkon tashmë që letra të mos shkojë tek ai sepse do të donte që tia tregante drejtëpërsëdrejti sekretin e saj. Jetmiri e pyet, por Tati i thotë se është diçka delikate për të cilën donte të fliste drejtpërsëdrejti me të dhe jo nëpërmjet një letre. Aty vjen Edi dhe të tre bisedojnë për banorët e tjerë në BB dhe mendimin që ka Tatiana për ta. Tatiana nis të thotë përshtypjet e saj duke e filluar që nga Jetmiri dhe ky i fundit fillon të shpjegojë veprimet e tij të shumëkomentuara nga të tjerët siç ishte kosi me fruta për inat të banorëve të tjerë disa ditë më parë. Jetmiri i ngacmuar nga Tatiana i shpjegon vajzës mënyrën e të vepriarit dhe sjelljen e tij në shtëpi ndaj banorëve të tjerë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›