E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutim për tradhëtinë

02/04/10 17:31

Banorët vazhdojnë të qëndrojnë në kopësht duke marrë rrezet e fundit të diellit. Klodi është shprehur më parë që ai është zhgënjyer nga dikush dhe Mandi kërkon të dijë më tepër, por Klodi i thotë se ai nuk e ndjen të flasë në ato momente. Mandi përgjigjet se e kupton dhe nuk e shtyn të flasë. Klodi pas pak çastesh shprehet se atë e ka tradhëtuar partneri me shokun e tij të ngushtë. Mandi thotë se ai paska qënë njeri i keq, por Klodi i thotë që nuk ka të bëjë, ajo është çështje mendimi, ai ka bërë atë që ka dashur. Më pas Klodi pyet Kikën nëse e ka tradhëtuar ndonjë herë bashkëshorten me mendime dhe ai përgjigjet se me tradhëti ai kupton faktin që të kesh marrdhënie me dy persona njëkohësisht, ndërsa me mendje mund të tradhëtojnë të gjithë, dhe këtë mendin të Kikës e mbështet dhe Mandi. Domi ndërhyn dhe pyet e ka meshkuj që nuk tradhëtojnë dhe Kika përgjigjet se sigurisht që ka. Mandi dhe Klodi shprehen se me mendje tradhëtojnë të gjithë, por mund të ketë dhe ndonjë rast të veçantë. Më pas Seldi pyet Domin a ka femër që nuk tradhëton dhe ajo përgjigjet se ka. Seldi shprehet se shpreson të jetë kështu, ndërsa Klodi mendon se nëse tradhëton femra në një çift, do të thotë se mashkulli e ka detyruar të shkojë drejt kësaj zgjedhjeje. Kika shpreh se ai e konsideron të papranueshëm faktin që të kesh një bashkëshorte dhe të dashurosh dikë tjetër. Domi thotë se ajo nuk e pranon në asnjë mënyrë tradhëtinë. Erioni shprehet se mashkulli tradhëton për shkakun e femrës dhe Domi kundërpërgjigjet se në çdo rast, gabimin e paska femra. Klodi mendon se tradhëtia është një dobësi e trupit dhe Mandi shprehet se duhet të mendohesh mirë para se ta finalizosh marrdhënien në martesë, që të zgjedhësh personin e duhur, në mënyrë që të mos krijohen boshllëqe që duhen plotësuar me persona të tjerë. Kika tregon se kur ai sheh ndonjë femër të bukur në rrugë, ia thotë bashkëshortes, por përsëri mendon që gruaja e tij është më e mira. Erioni i përgjigjet se ai nuk ka të drejtë, pasi nëse do ta mendonte vërtet këtë, nuk do të thoshte që një femër i duket më e bukur. Erioni shprehet se kur ka qënë i lidhur me një vajzë, asnjë tjetër nuk i hynte në sy. Domi e kundërshton Erionin, duke i thënë se nëse një femër është e bukur, ajo është evidente dhe duhet pranuar. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›