E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri kritikon Erionin

20/04/10 17:57

Jetmiri shkon në kuzhinë dhe e pyet Jonën nëse i ka pëlqyer mëngjesi që ka bërë ai dhe ajo përgjigjet se nuk ka ngrënë. Jetmiri thotë se ajo nuk ka folur fare me të dhe nuk i ka dhënë asnjë përshtypje për mëngjesin dhe Jona shprehet se Jetmiri po kërkon që ajo ta falenderojë duke iu vënë nga pas. Ai i thotë se nëse e ndjen, tia thotë, në të kundërt jo.
Erioni me Kikën qëndrojnë në kopësht dhe komentojnë se Jetmiri po çuditet për faktin se banorët nuk po i thonë gjë për pseudonimet që u kishte vënë në mëngjes në tavolinë, pasi Jetmiri nuk e di që Erioni i ka hequr ato përpara se banorët ti shikonin. Por në ato çaste, Jetmiri vjen pranë Erionit dhe e pyet përse i ka hequr letrat që kishte vënë ai mbi tavolinë dhe Erioni hiqet sikur nuk e ka bërë ai. Jetmiri shprehet se mëngjesi ka qenë një surprizë për banorët bashkë më pusullat me pseudonime dhe Erioni nuk duhet të kishte lëvizur asgjë nga tavolina. Erioni më pas e pranon që ka hequr vetëm disa ushqime nga tavolina për ta bërë më të bukur, por Jetmiri thotë se ai nuk duhet ta kishte bërë këtë gjë. Erioni thotë se banorët e kanë falenderuar Jetmirin për mëngjesin e këndshëm që u ka përgatitur. Jetmiri shton se pseudonimet që u kishte vënë ishin shumë kreative dhe ai donte të shikonte reagimin e banorëve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›