E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri manipulon Klodin

17/02/10 16:05

Djemtë në shtëpinë e re hanë hapur perden dhe përshëndeten e flasin me shenja me banorët në shtëpinë e vjetër. Jetmiri i ankohet Edit që ai smund të rrijë pa cigare sepse ka vite që e pi dhe e ka të nevojshme, nuk e pi për hobi. Ata janë në vështirësi pasi i kanë mbaruar të gjitha cigaret.
Më pas Jetmiri i tregon Seldit dhe Edit që është munduar të manipulojë Klodin në mënyrë që të debatojë me Kikën. Ai i ka thënë Klodit që Kika i ka thënë për të që nuk i pëlqen si njeri. Klodi i ka thënë që e di këtë gjë pasi i ka mbetur në mëndje që natën e parë të spektaklit nuk kanë dashur të futej brënda. Jetmiri i thotë djemve që ai i ka hedhur kastile xixat që të shikojë se çfarë do të bëjnë. Renato i thotë që konkurentët e rinj që kanë hyrë i thonë menjëherë ato gjëra që si pëlqejnë, janë shumë të drejpërdrejtë. Ai shton se Klodi nuk mund ti bindet Gracielës pasi njohuritë e tij janë të mëdha dhe është shumë i pjekur dhe nëqoftëse do ti bindej asaj do të ishte poshtërim për të. Jetmiri thotë për Gracielën që është pa busull dhe e merr era si të vejë.
Më pas ata ngrihen dhe Jetmiri i thotë që do tu bëjë makaronat më të mira që kanë ngënë ndonjë herë.
Edi, Erioni dhe Graciela takohen në oborr dhe shkëmbejën dy-tre fjalë por pa thënë asgjë nga ato që i shqetësojnë vërtet por bëjnë biseda të përgjithshme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›