E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia dhe buxheti javor

17/02/10 17:05

Rezartadërkohë që bën disa punë itregon Adës për veten dhe i thotë që ajo është mësuar që të menaxhojë shumë mirë anën ekonomike. Ajo i thotë që ndonjëherë i ka qëlluar kishte vetëm një dollar dhe me atë vetëm një hamburger të vogël mund të hante, por është munduar tja dalë mbanë. Ajo tregon që në fillim bënte vetëm një punë sepse nuk dinte se si funksiononte asgjë por më pas kur ia ka marrë dorën ka bërë dy punë.
Ndërsa në shtëpinë e re Jetmiri ka debatuar me Oltën pasi ai kur ka kaluar pranë saj e ka prekur me shaka por ajo e ka gjuajtur me jastëk. Ajo i ka thënë që ai i kalon disa caqe dhe e ka quajtur idiot. Ai i është kthyer dhe i ka thënë që ajo është e papjekur dhe tregon që është e parritur me fjalët që thotë sepse vetëm ajo mund ti thotë ato gjëra.
Debat tjeëer ka qënë dhe për buxhetin e javës pasi djemtë kanë ngelur pa cigare. Ata akuzojnë Oltën që ajo ka marrë disa gjëra që i duheshin vetëm asaj pa dijeninë e banorëve të tjerë. Domi i thotë që ndoshta ka harruar ti heqi në fund por Jetmiri i thotë që e ka bërë ai buxhetin e javës dhe ajo i kishte shënuar ato që donte. Më pas Domi thotë që dhe ajo ka debatuar njëherë me Oltën për këtë gjë pasi ajo ka porositur lakër të bardhë sepse i pëlqente asaj ndëkohë që asnjë nga banorët e tjerë nuk e hante.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›