E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri me Kikën për çiftin

20/04/10 19:28

Jetmiri luan për një kohë të gjatë me Erionin me top dhe më pas ia lë vendin e lojën Manal. Kështu ai shkon dhe ulet me Kikën pranë pishinës. Jetmiri i tregon Kikës për debatin që pati me Seldin dhe edhe atij i thotë se ata gënjejnë veten dhe publikun sikur janë bashkë. Jetmiri i tregon edhe ato që i kishte thënë Seldi që e quante si njeri të lig dhe pa zemër. Ai thotë se Seldi ishte acaruar shumë nga ato që i kishte thënë Jetmiri, por ky i fundit nuk deshi që ta zgjaste më tepër debatin e tyre. Jetmiri tregon se Seldi i ishte përgjigjur shpesh në mënyrë ironike. Kika pasi e dëgjon i thotë Jetmirit se ai beson se Seldi ka ndjenja të forta dhe të vërteta për Domenikën, por thotë se ajo bën lajka dhe është..., por nuk e vazhdon më tej fjalën për Domin. Kika tregon se ai i kishte thënë Domit se spo shikonte ndjenja nga ana e saj për Seldin dhe se Domi i kishte thënë se ai po mundohej që të nxiste zënkat mes saj dhe Seldit. Jetmiri i thotë se edhe Seldi i kishte thënë atij se e vetmja gjë që po bënte ishte se po mundohej që ti ndante nga njëri-tjetri. Kika thotë se gjatë diskutimeve që kishte pasur me Domenikën kishte vënë re që ajo mundohej që të impononte mendime të tjera nga ato që ai donte të thoshte dhe në fund kishte vënë re se Kika kishte dalë keq, si një person që nxiste zënkat mes tyre. Jetmiri këmbëngul se mes tyre nuk ka fare ndjenja dhe gjithçka e bëjnë për spektakël, por sipas tij është qartësisht e dukshme që ata bëjnë lojë duke u zënë dhe pajtuar në mënyra të tilla if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›