E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri shtiret dhe Olta do ta vërtetojë

02/03/10 21:48

Disa nga banorët kanë qëndruar në kopësht dhe mes të tjerash Olta i ka thënë Kikës që do ta pyesë për diçka. Ajo i thotë se banorët e nominuar që kanë qënë javën e parë në shtëpinë e re, janë informuar nga Jetmiri se Kika po bën lojë të pistë. Kika në çastet e para nuk ka folur dhe Olta i ka thënë që ajo nuk e beson këtë gjë dhe pa i kthyer përgjigje ai. Kika është shprehur që ai ka folur dhe me Mirin për këtë gjë, por Olta nuk e ka lënë të mbarojë duke i thënë që ajo nuk i beson shumë disa sqarimeve të bëra tek-tuk, ndërkohë që ajo deklaratë është thënë para pesë banorëve. Kika i ka thënë që ata mund ta marrin si të duan por Olta i ka thënë që nuk është kjo zgjidhja, por do të presin dhe Mirin dhe do ta bisedojnë këtë gjë pasi prapaskenat funksionojnë deri në një pikë, sipas saj. Kika është përgjigjur që Miri ashtu mund të ketë menduar por Olta i thotë që ata nuk mund të mashtrohen aq lehtë dhe Kika nuk duhet ta justifikojë Mirin. Olta shprehet që nëse Miri është sqaruar me Kikën, duhet ta bëjë dhe me të tjerët, pasi Miri mezi po e priste të vinte Kika tek shtëpia e re. Kika shprehet që Miri duhet ta ketë kuptuar që Kika nuk ka bërë lojë të pistë dhe Kika ia ka shprehur që ka menduar gabim. Olta është përgjigjur duke i thënë që kjo është një taktikë e Mirit që i merr veç e veç personat që i ka sharë më parë mbrapa krahëve, por kjo nuk mund të funksionojë me të gjithë. Olta ka vazhduar më tej duke i thënë që Jetmiri është shprehur që do ti çirrte maskën Kikës dhe ai mbetet i habitur. Kika thotë që është i njëjti si tek shtëpia e vjetër dhe e re, dhe Olta i thotë që ajo e di shumë mirë se kush është Kika, por do të provojë Mirin a është i aftë ti thotë gjërat në sy pasi mendon se po i ecën shumë mirë loja e pisët që po bën dhe nuk e di se do ti dalin të gjitha në shësh. Kika i thotë që ai ka mundur ti përdorë kundra banorëve ato që ka dëgjuar të thuhen për të, por nuk e ka bërë pasi nuk është në natyrën e tij. Olta është shprehur që Miri ka dashur tu mbushë mendjen atyre, por nuk ia ka arritur.
Aty ka ndërhyrë Bertina dhe i ka thënë Oltës që kur shkonte mirë me Jetmirin nuk e shqetësonin këto gjëra, pasi ishtë grup me të ndërsa tani duket e shqetësuar. Olta i ka thënë që ajo nuk i ka pranuar ndonjëherë aleancat me të dhe nuk ka qënë grup. Bertina i është përgjigjur që Olta është shtirur sikur kanë qënë shoqe sepse e lidhte interesi me të. Olta është shprehur që nuk e ka patur asnjëherë shoqe Bertinën dhe vajza si ajo nuk i ka listën e shoqërisë. Të njëjtën gjë ka pohuar dhe Bertina dhe Olta i ka thënë që Bertina ka qënë pjesë e grupit që vendosën të nxirrnin Valentinën jashtë dhe e arritën. Bertina është larguar duke e lënë dëbatin e hapur dhe ia ka treguar Erionit këtë debat që pati me Oltën.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›