Gjenden 43 milionë euro cash të Prigozhin. Kreu i Wagner: Paratë përdoren për të paguar ushtarët

Yevgeny Prigozhin, kreu I grupit mercenary Wagner, jo vetëm u bë një kërcënim serioz për Rusinë, në synimin për të marrë Moskën, por dyshohet se ai zotëron edhe në pasuri të frikshme që financon ushtrinë e tij private.
Gjatë kontrollit në hotelin Trezzini në Shën Petersburg, që besohet të jetë zyra e kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin, dyshohet se u gjetën para në vlerë prej 4 miliardë rubla, afërsisht 43 milionë euro. Kjo u raportua nga media ruse Fontanka. Përveç tufave me rubla, në strehën e Wagner u gjetën pasaporta false me një foto të liderit të Wagner, si dhe armë dhe madje edhe shufra ari.
Nga erdhën paratë, kujt i përkisnin dhe për çfarë synoheshin nuk është ende e qartë. Kontrolli në hotelin në Shën Petersburg vjen pasi Prigozhin hoqi dorë nga revolta ndaj Moskës me ndërmjetësimin e Lukashenkos.
Rusia vendosi që ndaj tij të mos hapet hetim penal dhe Prigozhin është dërguar në Bjellorusi. Ndërkohë grupi mercenar i Wagnerit u tërhoq nga Rusia gjatë mbrëmjes të së shtunës. Kreu i grupit Yevgeny Prigozhin tha se “Marshimi për Drejtësi” u bë për shkak se autoritetet ruse donin të shpërbënin grupin e tij, ndërsa ata vendosën të tërhiqen pasi nuk donin të derdhnin gjak “rusësh”.
Kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se luftëtarët e tij ishin rreth 200 kilometra larg nga kryeqyteti rus Moska kur vendosën të ktheheshin mbrapa për të shmangur gjakderdhjen. Ai u tërhoq pas një marrëveshje me Moskën zyrtare për migruar në Bjellorusi dhe të tërheqë ushtarët e tij.
Gazetare Teuta Shmaku
/RTSH/