Jo President konsensual, por President mirëbesimi!
Do të vazhdojmë edhe kësaj rradhe të merremi me opozitën dhe Edi Ramën sepse jemi krejt të kthjellët se aty duhet bërë shqyrtimi i thellë i ndërgjegjes dhe maturisë politike për të mbarsur zgjidhje, alternativa, e jo provokuar kriza e pusi.
Duket qartë si drita e diellit në çdo akt, fjalë, veprim, taktikë e strategji të tij, se Edi Rama është më shumë i ndërgjegjshëm për pushtetin që nuk ka, sesa për pushtetin që ka. Për shkak të kësaj gjendjeje psiko-politike në të cilën ndodhet ai prej vitesh, opozita ka reshtur së frymëzuari e së besuari se mund të frymëzojë dhe gjithçka ka bërë, ka qenë zhytja në beteja radikale e kaotike-politike dhe elektorale që kanë kumtuar e kërkuar që gjithkush të bashkohej përtej të majtës e së djathtës për të kaluar nëpër të vetmen rrugë. Janë bërë beteja sublime duke konsumuar skajin më të lartë vleror të vetësakrifikimit në grevë urie, për qëllime e kauza të padenja për këtë akt. Janë bojkotuar për një periudhë kohe parlamenti e institucionet, janë zhvilluar mijëra protesta të stisura me mbushje bulevardi e sheshi, jo nga besimi i njerëzve, por nga mirëorganizimi i strukturave partiake. Madje, kemi mbërritur deri te përleshjet e forta të 21 Janarit 2011, ku u synua, provokua dhe u arrit prodhimi i 4 të vrarëve që nëpërmjet tyre të stisej vazhdimi i kauzës. Të tëra këto, në fund fare janë përmbyllur me darka e takime sekrete me Ilir Metën, duke zhvleftësuar çdo gjë është ndërtuar me aq mund e trill nga opozita e pas vitit 2005. Gjithçka, mori vlerën e një kalkulimi banal numrash dhe intrigash brendaelitore, pikërisht sepse opozita e Edi Ramës nuk prodhon dot zgjim, shpresë, frymëzim, nxitje për ndryshim. Kjo opozitë nuk beson dot as vetë në kapacitetin dhe mundësitë e saj për të frymëzuar e fituar, e jo më të ngjallë besim te njerëzit e thjeshtë, qytetarët. I kornizuar ngushtësisht nga ndjesia dhe ndërgjegjësimi për pushtetin që nuk ka, Edi Rama nuk vepron dot si lider i opozitës, por si një njeri që duhet të bëhet patjetër kryeministër. Ai nuk e kupton, nuk e dallon, nuk e ndjen dot fare pushtetin e jashtëzakonshëm që ka lideri i opozitës. Ai as i kupton, as i dallon, e as ka ndonjë lloj ndërgjegjësimi për detyrat e përgjegjësitë që i lindin si lider i opozitës për shkak të këtij pushteti që ka. Jo, ai e ndjen si padrejtësi faktin që është lider i opozitës. Ndaj edhe veprimtaria, ligjërimi, taktikat e strategjitë e tij, udhëhiqen vetëm nga ky ndërgjegjësim për pushtetin që nuk e ka, e njëkohësisht nga nënçmimi për detyrën që mban. Edi Rama, është shndërruar ditë pas dite në një nopran politik, që i përngjan së shumti atij modelit të rëndomtë të tranzicshqiptarit i cili, pasi vjen në qytet, pëson shok kultural, e kur fillon punë kamarier, ndërsa e pyesin çpunë bën, përgjigjet: Për momentin jam kot për qejf kamarier, por shumë shpejt do bëhem deputet. Erdhi si artist, si outsider dhe ndërsa punon si lider opozite, i shokuar kulturalisht nga qyteti politik, kur e pyesin çpunë bën, përgjigjet: Për momentin jam kot për qejf, kryetar i PS, por shumë shpejt do bëhem kryeministër. Sjellje dhe ndërgjegjësim i tillë, bën që Edi Rama të mos e kryejë dot kurrë mirë dhe me pasion detyrën që ka. Ai është më shumë i prirur të sillet si kryeministër që do të bëhet, sesa si lider i opozitës. Ngërçi i tij psiko-politik kthehet në një ngërç të opozitës e si rrjedhojë në një ngërç të sistemit tonë demokratik, por edhe të mbarëvajtjes së punëve në vendin tonë. Sjellje dhe ndërgjegjësim i tillë karakterizohet nga frika, mosbesimi, mosbashkëpunimi, bllokimi, arlekinizmi. Edi Rama ka frikë nga gara dhe konkurrimi, sepse ai e ndjen si padrejtësi kalimin nëpër këtë proçes, ngase ai duhet të ishte, duhet të jetë kryeministër patjetër. Plot modesti e sigurisht pa pretenduar vërtetësi apo autoritet shkencor, nëse i lexojmë dhe analizojmë drejt shenjat e ligjërimit, veprimtarisë, taktikave dhe strategjive politike të Edi Ramës në këto vite, ardhja e tij në qytetin politik sipas mendjes së tij, duhet të ketë qenë një fat i madh për vetë bashkëqytetarët e këtij qyteti, kësisoj, ata duhet ta kuptojnë se nuk ka asnjë arsye që ta detyrojnë Edi Ramën që të kalojë nëpër proçese të lodhshme konkurimi dhe garash, të cilat kërkojnë shumë punë e kokëçarje për të frymëzuar njerëzit, për të ofruar zgjidhje e alternativa, për të prodhuar shpresë dhe besim. Sepse, sikurse ai vetë thoshte nëpër fushatat e tij elektorale, Edi Rama është fuqia e ndryshimit, me pak fjalë vetë Edi Rama është kumti, vetë Edi Rama është zgjidhja, e pra Edi Rama është Shpëtimtari, të tjerat nuk kanë pikë rëndësie
Edi Rama në gjithë këto vite ka hyrë në beteja politike apo gara elektorale për shkak të rregullave që ka qyteti politik në një vend demokratik, por në asnjë rast nuk është sjellë si i brendshëm. Gjithmonë është sjellë si Shpëtimtar ose Kurban. Ka shpikur Djallin me brirë tek kundërshtari i tij politik Sali Berisha dhe të gjitha problemet, fajet, ligësitë i sheh vetëm tek ai. Epo nuk ka faj, Sali Berisha është kryeministër, duke mbajtur peng padrejtësisht një detyrë që duhet ta kryente Edi Rama. Ai që ka atë që nuk e ka Edi Rama, patjetër që duhet të jetë Djalli, përderisa Edi Rama është Shpëtimtari.
Pa i hyrë historisë e analizës së të gjitha betejave politike dhe elektorale të Edi Ramës në këto vite, tashmë që kemi parashtruar kuptueshmërinë dhe pikëveshtrimin që kemi ne për veprimtarinë e tij politike, po përqendrohemi tek beteja më e re politike në të cilën sjelljet e Edi Ramës nuk kanë ndryshuar fare, por mbarëvajtja e punëve në Shqipëri rrezikohet rëndë.
Ngase Edi Rama nuk po bën detyrën e tij si lideri i opozitës, porse po vazhdon me këmbëngulje të sillet si kryeministër që duhet të bëhet, proçesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës ka pësuar krisje e deformime të mëdha.
Së pari, i mbytur nga dyshimet, mosbesimi, frikërat, kompleksi i garës dhe kompleksi i kurbanit, Edi Rama ka shpikur këtë teorinë e legjitimim-moslegjitimim të proçesit. Nuk paraqet alternativë, refuzon propozimet e PD, nuk imponon emër nga PS, kërkon proçes kur nuk konkuron, kërkon konsensus kur nuk mbështet personalitete e vlera që mund të konkurojnë si fillim për ta gjetur këtë konsensus, e paskëtaj pse jo, për të fituar me garë, dmth, çaprazpolitikë e mirëfilltë. Nuk ka marrëzi dhe mendim më apolitik e ndoshta më qesharak sesa ky që dëgjohet nga politikanë të PS apo nga analistë pranë PS, të cilët sugjestionojnë vetveten dhe ndoshta publikun me teorinë se gjoja, nëse PS paraqet kandidat të sajin në konkurimin për president, atëherë vetvetiu legjitimohet proçesi i zgjedhjes së Presidentit duke përfituar nga kjo Sali Berisha. Këtu për ta bërë sa më intriguese lojën trushplarëse për apartçikët e partisë dhe militantët mendimpakë, ngrihet edhe fabula e blerjes së deputetëve dhe hapjes se pazareve në Kuvend. Çaprazolitika e mosbesimit ka zënë rrënjë edhe në aksionin politik të moslegjitimimit. Edi Rama si kryeministër që do të bëhet, nuk pranon që lojën ta drejtojë ai që është kryeministër padrejtësisht. Edi Rama, nuk i beson asgjëje që del nga apo bashkë me Sali Berishën, i cili është kryeministër padrejtësisht. Edi Rama mund të bëjë pazar me këdo, kurdo, madje edhe duke ngrënë ngjala me Ilir Metën, por vetëm Sali Berisha nuk ka të drejtë, sepse Sali Berisha e humbet këtë të drejtë në momentin që mban padrejtësisht detyrën që duhet ta mbante Edi Rama. Edi Rama nuk pyet as për Kushtetutë e as për ligje, për Edi Ramën një proçes është legjitim ose jo, vetëm atëherë kur merr apo nuk merr pjesë Edi Rama në të.
Po nëse Sali Berisha, ky Djalli me brirë, që nuk e meriton ti besohet sipas opozitës, sepse bën shumë hile e pazare, ia del mbanë ta zgjedhë presidentin me ndihmën e hileve dhe pazareve, ose jo, por gjithësesi sipas ligjeve e Kushtetutës?
Ah po, nëse ndodh kjo,
