Jo abuzime me 7501-in
Partia Demokracia Sociale kerkon qe t'u jepet fund abuzimeve te zbatimit te ligjit 7501 e po ashtu zaptimit pa kriter te tokave ne bregdet. Sekretarja organizative e PDS-se, Silvana Xuhano, kerkoi pershpejtimin e procesit te legalizimeve te ndertimeve pa leje. Sipas PDS-se, ne zbatimin e ligjit 7501 te ndarjes se tokave, qeveria ka vepruar me dy standarde. "Nje pjese e shtetasve kane perfituar pasuri konform ligjit, ndersa nje pjese tjeter nuk kane marre asnje m2 toke. Banoret e Ksamilit, qe jetojne prej 30-40 vjetesh atje, nuk kane perfituar nga ligji 7501", - tha Xuhano. Ajo kerkoi hartimin e ligjit te ndarjes se re administrative, duke i ndertuar vijat e verdha sipas kerkesave bashkekohore urbane dhe specifikave te komuniteteve. I. S