T'i japim fund papunesise, lemoshes, varferise
Ilir Saqellari
Partia Socialiste ka filluar pergatitjet per kryerjen e zgjedhjeve te reja ne organizatat e saj ne te gjithe vendin. Socialistet kane filluar te punojne per kete objektiv te 2008-es, ashtu sikurse edhe vazhdimin e "Dialogut me Shqiperine" qe nisi dje ne Peqin dhe Elbasan. Burime prane organizatave thane dje, se tashme kane filluar pergatitjet per nje riperteritje rrenjesore te tyre. Ky proces, sic eshte shprehur edhe vete kryetari i PS-se, Edi Rama, synon organizata socialiste te balancuara ne lidhur me raportet e moshes. Filozofia qe do te implementohet, eshte ajo e paktit te madh te gjeneratave, e qe me pas synon te jete edhe ne qeverine e socialisteve. Organizatat synohet qe te jene te afta te perballojne konkurrencen brenda partise e betejen elektorale. Rikompozimi i organizatave eshte pjese e ndryshimit te vazhdueshem brenda PS-se, pjese e riperteritjes apo edhe e vetepastrimit. Ne proces, sipas burimeve te organizimit, do te perfshihen me detaje te dhenat e nevojshme qe nga numri i anetaresise. Nderkaq, dje filloi edhe "Dialogu me Shqiperine" per kete vit, nje nder objektivat e tjere te socialisteve, qe permbushet me hartimin e nje programi te ri qeverises. Ceshtjet sociale do te jene ne qender te vemendjes gjate janarit. Familjet ne nevoje, pensionistet dhe papunesia do te jene pjese e vazhdimit te dialogut me qytetaret. Vete kryetari i PS-se, Edi Rama, per te folur lidhur me keto probleme te mprehta te shoqerise shqiptare, ka udhetuar drejt Peqinit e Elbasanit. "Jam ketu, per t'ju siguruar qe ne do ndertojme nje politike te re, jo te lemoshes, por te punes, nje politike te re te ndihmes ekonomike jo per te lare gojen, por te mbeshtetjes sociale per t'u dhene te gjitheve nje mundesi ekonomike. Nje politike te re jo te parazitizmit, por te shanseve te barabarta per te gjithe. Nje politike te re jo te ndarjes se varferise ne menyre uniforme, por te ndarjes se pasurise ne menyre te drejte, per te bere te mundur qe te pasurit te behen me te pasur, por jo te varfrit te behen me te varfer, por te varfrit te dalin nga varferia", - premtoi dje kreu i PS-se. Edi Rama shtoi se ne Shqiperi duhet te marre fund politika e vjeter qe nuk jep asnje shprese per te rinjte. Sipas tij, te gjithe duhet te mbeshtesin politiken e re, qe do t'i jape fund varferise. "Ne nuk mund te pajtohemi dhe duhet te ndahemi nga nje politike e vjeter e lemoshes, e lemoshes gjate gjithe vitit dhe e lemoshes per vitin e ri, sepse ne mendojme se shqiptaret dhe shqiptaret e ndershem, qe jetojne me punen e ndershme, ata qe jane ne pension pas nje jete plot sakrifica, meritojne shume me teper", - shtoi me tej numri nje i PS-se. Ai nenvizoi se qytetaret se nuk duhet te punojne me per disa njerez qe perfitojne nga abuzimi me pushtetin, sic ka ndodhur gjate 16 viteve te fundit. saqellari@korrieri.com