E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo lufte devizash

Me ne fund u arrit ai qe te pranishimit e quajten perfundim te shkelqyer Sot vendet e G-20 vendosen ti propozojne drejtorise sone nje rregullim te ri te votave. Ky eshte nje vendim historik permes te cilit FMN-ja fiton legjitimitet. - tha shefi i FMN-se Dominique Strauss-Kahn.

Prej shperndarjes se re te votave dhe raportit te ri te forcave perfitojne ne radhe te pare vende te tilla si Kina dhe India. Vlera e votes kineze do te rritet nga 4 qe ishte sot ne te pakten 6. Kurse vendet e industrualizuara perendimore - nder to edhe Gjermania - do te kene ne te ardhmen me pak ndikim. Ne renditjen e vendeve anetare me fuqi me te medha vote Kina e parakalon Gjermanine duke kaluar ne vendin e trete dhe duke u renditur edhe perpara Britanise se Madhe dhe Frances.

Po ashtu pritet qe ne te ardhmen te kete me teper barazi edhe ne lidhje me monedhat vendase. Ne te ardhmen asnje vend nuk do te kete te drejte qe ta ule kursin e monedhes se vet per te nxitur eksportet. Kjo mendohet te arrihet permes marreveshjeve multilaterale te cilat synojne te reduktojne pabarazite ne fushen e tregtise dhe te harmonizojne te drejtat dhe pergjegjesite.

Perpara takimit te G-20 kishte disa qe besonin se mes SHBA dhe Kines do te fillonte nje lufte per devizat. Kjo nuk do te ndodhe e madje as edhe ndonje gare per zhvleftesimin e monedhave. Kuptohet ne rast se te gjithe do te respektojne marreveshjet.

AutorSilke Horndasch/Pandeli Pani
Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›