E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani Debat per legalizimin e konsumit te kanabisit

Te gjelbrit dhe perfaqesues te partise E Majta kane kohe qe kerkojne liberalizimin e konsumit te kanabisit ne Gjermani sipas modelit te Holandes apo te ekise. Nje hap i tille do te thoshte edhe mosngarkimin me akuzen e kryerjes se nje vepre penale per rreth dy milione gjermane qe konsumojne kanabis.

Kryetari i grupit parlamentar te se Majtes ne Bundestagun gjerman Gregor Gysi mendon se kjo eshte nje e ashtuquajtur droge e lehte d.m.th. pasojat e saj nuk jane me te renda apo me te keqia se ato te alkoolit. Ajo per te cilen kemi nevoje eshte nje mbrojtje me e mire e femijve dhe e te rinjve - ne kete mes duhen rregulla te ashpra - per te rriturit mund te lejohet tregtimi i lire. Kjo per dy arsye se pari per ti prere rrugen kriminalitetit me tregtine e kanabisit dhe se dyti per ti dhene fund fitimit te parave prej tregtise se tij.

Ne Gjermani nuk eshte e ndaluar pirja e kanabisit por kultivimi tregtia apo pasja e kesaj droge. Gjykata Kushtetuese rekomandon qe ne rastin e sasive te vogla pra per perdorim vetiak te hiqet dore prej ndjekjes penale me perjashtim te atyre rasteve kur personi qe mund te kapet me kanabis ndodhet para ndonje shkolle apo rrezikon ne ndonje menyre tjeter te tjeret. Megjithe kete rekomandim perfaqesuesit e landeve nuk kane arritur te bien dakord per ndonje kuote te perbashket te asaj qe quhet sasi e vogel. Dhe per kete si sasi e vogel ne Berlin konsiderohen deri ne 15 grame ne Mynih gjashte grame.

Bildunterschrift

Drejtori ekzekutiv i grupit te pavarur Qendra per problemet e narkomaneve Raphael Gamann mendon se politika e dores se forte ne rastin e kanabisit nuk ka kuptim

Ai qe mendon se nje ligj i ashper per kanabisin do te coje ne Gjermani apo diku ne bote ne renien e konsumit e ka krejtesisht gabim keshtu tregon pervoja. Ne te gjitha studimet krahasuese ne fushen e se drejtes nuk kemi asnje lloj te dhene serioze qe perndjekja penale e ul apo e ngre ne menyre drastike apo te ndjeshme konsumin e kanabisit.

E vetmja pasoje eshte kriminalizimi i shume njerezve te cileve u shkaterrohet jeta sepse shpesh denimi per konsumin e kanabisit shoqerohet me humbjen e vendit te punes.

Gjithesesi ne radhet e popullsise gjermane ky problem shoqerohet me ndjenja te perziera. Ne anketimin e ketij vitit te zhvilluar prej Shoqates Gjermane te Kanabisit pati vertet nje shumice te ulet pro nje qendrimi me liberal ndaj kunsumatoreve te hashashit. Por pro liberalizimit te kultivimit te kanabisit dhe lejimit te tij per perdorim vetiak jane vetem nje e katerta e tyre.

Ekspertja e partise SPD deputetja Angelika Graf mendon se legalizimi i kanabisit do te ishte nje sinjal i gabuar po te mendojme se sa e veshtire eshte lufta kunder shperdorimit te drogave legale si alkooli dhe duhani.

Askush nuk beson se nen qeverisjen e konservatoreve dhe te liberaleve ne Gjermani do te kete ndonje liberalizim te hashashit. Gjithesesi koalicioni nen drejtimin e kancelares Merkel ka rene dakord qe te ardhmen mjeket te kene te drejte tu japin pacienteve te semure rende medikamente me baze kanabis pa pasur nevoje qe per cdo rast te kerkojne leje te posacme.

Autor Bernd Grler/Pandeli Pani

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›