E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jo në emrin tim”/ Protesta masive në Bruksel pas dënimit të ish-krerëve të UÇK

Dënimi i ish-krerëve të UÇK ka sjellë protesta masive në të gjithë Kosovën, por edhe jashtë saj.

Në Belgjikë është protestuar sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK. Me thirrjet “Jo në emrin tim” ata kundërshtojnë vendimin e Hagës.

Protestat u zhvilluan në zonën pranë institucioneve të Bashkimit Evropian, në kryeqendrën belge.
Organizatorët u bëjnë thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Belgjikë të marrin pjesë në tubime për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallën e parë me 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›