E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jo në emrin tim”, dita e dhjetë e protestës në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

PRISHTINË, 25 shtator/ATSH/ Edhe sonte, për të dhjetën natë me radhë, qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim”, kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Protestuesit shprehën njëherësh mbështetjen e tyre për UÇK-në dhe ish-drejtuesit e saj.

Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë që nga 16 shtatori, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, ka ndërmarrë një iniciativë të re, duke ftuar qytetarët të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre.

Gjatë ditës së sotme, protesta u organizuan edhe në qytete të tjera të Kosovës kundër dënimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së. Ato u organizuan nga OVL-UÇK, e cila sonte iu bashkua protestës në sheshin “Skënderbeu”.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›