E Martë, 3 Nëntor 2026

Jo sekuestrim telefonash pa vendim gjykate, Dumani: Të detyruar t’i zbatojmë vendimet e Kushtetueses

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në një takim me dyer të mbyllura me gazetarët i është përgjigjur gjithashtu dhe pyetjeve lidhur me vendimin e ri të Gjykatës Kushtetuese referuar sekuestrimit të celularëve pa vërtetim gjykate.

Ky vendim i ri u ndërmor pas rastit të Onejda Ymerit, e cila ankimoi në GJK kërkesën për rikthimin e telefonit të saj të sekuestruar nga SPAK një vit më parë si pjesë e hetimeve për ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

“Nuk komentojmë, jemi të detyruar ti zbatojmë”, u përgjigj shkurtimisht Dumani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›