E Enjte, 5 Nëntor 2026

Jo vetëm Kosova, edhe serbët kujtojnë 3 terroristët e vrarë në Banjskë

Krahas liderëve të Kosovës, homazhe në Banjskë janë zhvilluar edhe nga një grup qytetarësh serbë. Në pamjet e mbërritura në A2 CNN nga gazetari Ideal Kosova, shihen qytetarët serbë që ndezin qirinj dhe vendosin lule, në pjesën e sipërme të Banjskës në nder të tre terroristëve të vrarë. Ata u vranë gjatë operacionit policor nga njësitë elitare të Kosovës në përgjigje të sulmit, një vit më parë.

Jo vetëm Kosova, edhe serbët kujtojnë 3 terroristët e Homazhe të serbëve në Banjskë

Në operacionin policor mbeti i vrarë edhe punonjësi i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Në ndër të tij qeveria e Kosovës i vuri emrin rrugës rajonale Ballaban-Banjskë, e cila u përurua sot nga krerët e shtetit kosovar.

/a.r

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›