E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Sa është çmimi i jetës së njeriut”, mjeku i përvishet deputetit socialist: Këto diskutime janë pa moral!

Në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-up, mjeku Genc Byrazeri dëshmoi sot para anëtarëve në lidhje rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.

Anëtari i Komisionit, socialisti Klevis Xhoxhi iu drejtua atij me një pyetje: Sa është çmim i jetës së njeriut

“Sky is the limit, si na kanë mësuar profesorët? Sky is the limit… po si mund ta masim? Jeta s’ka çmim? Dhe sikur një jetë e vetme të jetë shpëtuar, të gjitha këto diskutime janë minimalisht pa moral”, tha ai.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›