Jo vetëm Rama/ Trump fton edhe Lukashenkon e Bjellorusisë në “Bordin e Paqes”

Jo vetëm kryeministri Edi Rama. Presidenti i SHBA, Donald Trump ka ftuar edhe presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenkoqë të bëhet pjesë e “Bordit të Paqes për Gazan”.
Këtë e ka konfirmuar ministria e Jashtshme bjelloruse.
“Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në aktivitetet e Bordit të Paqes, duke marrë parasysh dhe duke shpresuar që kjo organizatë do të zgjerojë fushëveprimin dhe autoritetin e saj shumë përtej mandatit të propozuar në këtë iniciativë“, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë.

Qeveritë kanë reaguar me kujdes deri tani ndaj ftesës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’u bashkuar me iniciativën e tij “Bordi i Paqes”, e cila synon zgjidhjen e konflikteve në nivel global.
Diplomatët paralajmëruan se plani mund të dëmtojë punën e Kombeve të Bashkuara. Vetëm Hungaria, udhëheqësi i së cilës është një aleat i ngushtë i Trump, dha një pranim të qartë ndaj ftesave, të cilat u janë dërguar rreth 60 vendeve dhe kanë filluar të mbërrijnë në kryeqytetet evropiane që të shtunën, sipas burimeve diplomatike.
Sipas një kopjeje të letrës dhe draftit të kartës së parë të siguruar nga Reuters, bordi do të kryesohej nga Trump dhe fillimisht do të merrej me konfliktin në Gaza, për t’u zgjeruar më pas në konflikte të tjera.
Anëtarësimi do të kufizohej në mandate trevjeçare, përveç rasteve kur vendet do të paguanin nga 1 miliard dollarë secila për të financuar aktivitetet e bordit dhe për të fituar anëtarësim të përhershëm.
“Është një ‘OKB e Trump’ që injoron themelet e Kartës së OKB-së”, tha një diplomat.
LEXO EDHE: EMRAT/ Rama tha se e ftoi Trump, po kush janë anëtarët e Bordit të Paqes për qeverisjen e Gazës?