E Shtunë, 31 Tetor 2026

John Kerry: Obama po e diskuton ende mënyrën e ndërhyrjes në Siri

Përdorimi i armëve kimike në Siri tronditi ndërgjegjen e botës, godet gjithë botën, ofendon njerëzimin, nuk mund të justifikohet, në Siri ka pasur sulme kimike në shkallë të gjerë dhe mbi civilë.

Kjo ka qenë deklarata e sotshme shokuese po aq sa edhe gjendja në Siri e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry mbi situatën më të fundit në Siri, kur këtë 21 gusht fotot e përdorimit të armëve kimike në Siri tronditën gjithë botën .

Ai më tej ka shtuar se prej vitesh, kombet e kanë braktisur totalisht përdorimin e armëve kimike.

Ai ka përmendur se zotërojmë shumë informacione mbi përdorimin e armëve kimike dhe shumë të tjera po i vlerësojmë me aleatët.

Kerry ka theksuar për një përdorim të armëve kimike pa dallim dhe në shkallë të gjerë.

Ai ka shtuar se kuptimi i këtyre sulmeve shkon përtej vetë konfliktit në Siri.

Për 5 ditë regjimi i Sirisë refuzoi hetimin e OKB. Duke vazhduar në mënyrë sistematike të shkatërrojë provat. Kjo nuk është mënyra si duhet vepruar e tashmë është vonë për të hetuar edhe pse duhet të kenë mbetur mbetje nga përdorimi i armëve kimike. Nëse regjimi nuk ka asgjë për të fshehur le të jetë transparent.

Kerry më pas ka bërë të ditur se departamenti amerikan i Shtetit po diskuton për ndërhyrje, edhe nëse nuk vërtetohet gjë.

Obama po e diskuton ende mënyrën e ndërhyrjes në Siri. Asgjë sot nuk është më serioze se kjo masakër në Siri.

Por edhe nëse nuk vërtetohet gjë, nëse inspektoret e OKB nuk arrijnë dot të zbardhin gjë, pasi po pengohen sërish nuk është kjo e rëndësishme, e rëndsishme është që departamenti po diskuton për ndërhyrje, ka thënë shprehimisht Kerry.

Kerry ka premtuar se ne do vazhdojmë negociimin në ditët në vijim dhe hetimin nga OKB po ashtu.

Pas fjalimit të John Kerry-t nuk janë pranuar pyetje nga mediat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›