E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektoret e OKB nisin hetimet ne Siri

5 ditë pas masakrës, inspektorët e OKB-së, ndodhen në vendin ku mendohet se regjimi i Asad ka përdorur armë kimike. Sipas Londrës dhe Uashingtonit gjithësesi është shumë vonë dhe provat gjatë kësaj kohe mund të jenë kompromentuar. 
Regjimi i presidentit Asad që mohon të ketë përdorur armë kimike, ndërkohë thotë se ka prova se ato janë përdorur nga opozita. 
Mjekët pa kufij kanë konfirmuar se janë 355 viktimat nga helmimi me gaz. 
Edhe pse hipoteza e ndërhyrjes ushtarake në Siri nuk është përmendur asnjëherë si e mundur që nga fillimi i luftës civile në vend, Londra dhe Uashingtoni shprehen më se të gatshëm. 
Franca jo vetëm që mbështet qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe por ka qenë vendi i parë perëndimor që ka deklaruar se ka pasur prova të qarta se Asad ka përdorur armë kimike kundër civilëve. 
Për sa i përket një ndërhyrjeje të mundshme ushtarake amerikane në vend, ministri sirian i informacionit ka r eaguar duke thënë se do të ketë një ortek zjarri si përgjigje. Një ditë më parë dhe Irani i ka kujtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës e njohin mirë linjën e kuqe që nuk duhet kaluar dhe nëse një gjë e tillë ndodh do të ketë pasoja për Shtëpinë e Bardhë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›