John Lennon 30 vjet me vone

Hej zoti Lennon ju sapo do te hyni ne histori Mark David Chapman ishte 25 vjec dhe ishte ose pretendonte se ishte nje fans i Lennon. Historia e kujton thjesht si vrasesin e artistit te madh. Ndersa Lennon ne histori kishte hyre me kohe nepermjet muzikes se tij dhe angazhimit per mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe per paqen.
Vrasesi i John Lennon vetem pak ore para atentatit kishte mundur ti merrte nje autograf idhullit te tij. Me pas kur Lennon po shkonte per ne sallen e regjistrimit David Chapman e qellon me arme pas kraheve sepse ne mendjen e tij te semure ai mendonte se i jepte denimin e merituar nje lideri i cili nuk jetonte ashtu sic predikonte nje lideri hipokrit te dhunshem ne rinine e tij dhe mizor me njerezit qe kishte prane duke filluar qe nga menaxheri i tij Brian Epstein gruan e tij te pare Cynthia dhe duke perfunduar me djalin Julian.
Por efekti ishte krejt i kundert. Chapman me cmendurine e tij beri qe ne keto 30 vite John Lennon te konsiderohet si nje nga apostujt e shekullit XX dhe te ngrihet ne lartesine e Ghandi apo Martin Luther King.