John Pizzarelli hedh në treg albumin e tij të ri

Nuk është diçka e zakonshme të dëgjosh pjesën klasike të grupit Allaman Brothers “In memory of Elizabeth Reed” të interpretuar nga një muzikant xhazi. Sidomos kur interpretohet nga një muzikant i një kalibri si ai i John Pizzarelli.
Dëgjohet në interpretimin e tij ndryshimi delikat në orkestrimin e pjesës “Diamond Girl” të grupit Seals and Crofts, një kalim nga roku i qetë i viteve 70 në pjesë xhazi reminishente të Miles Davis me titull “So What”.
Ndikimi muzikor në prirjen artistike të John Pizzarellit është i gjerë. Natyrisht, që Miles Davis ishte një prej heronjve me të cilët ai u rrit, por gjithashtu idhull për të ishin edhe Nat King Cole, Frank Sinatra, Antonio Carlos, Duke Ellington dhe grupi The Beatles.
Pjesa “I feel fine” e tij shënjon edhe rikthimin e tij tek këngët e The Beatles. Në vitin 1998, ai hodhi në treg albumin me titull “John Pizzarelli takon The Beatles”.
Albumi i tij i ri “Double Exposure” përmban bashkëpunime si ai me Joni Mitchell me titull “Free man in Paris”, apo ai me Tom Waits “Drunk on the moon” , me Leiber dhe Stoller në këngën “Ruby Baby” etj. Gjithashtu në album ka edhe pjesë me Neil Young, Billy Joel dhe Donald Fagen.