E Diel, 1 Nëntor 2026

John Withers largohet nga Shqipëria

Pas tre viteve si përfaqësuesi më i lartë i shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ambasadori John Withers përfundon misionin në Tiranë. Ditën e hënë ambasadori do të largohet zyrtarisht nga vendi ynë për t'i hapur rrugë ardhjes së përfaqësuesit të radhës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

"Ora News" ka mësuar se ambasadori Withers do të largohet në orët e mëngjesit nga aeroporti i Rinasit. Ai do të ndjekë intinerarin Rinas- Gjermani- SHBA. Pak ditë më parë, përfaqësuesi i lartë amerikan zhvilloi dhe takimet e lamtumirës me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Withers pati takime të veçanta me Presidentin e Republikës Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, dhe kreun e opozitës Edi Rama. Vendin e John Withers në Tiranë do ta marrë ambasadori Aleksandër Arvizu. Diplomati i karrierës që do të zëvendësojë John Withers do ta nisë zyrtarisht mandatin në fillim të muajin shtator.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›