Mbërrijnë temperaturat e larta, mjekët këshillojnë: Sa më pak ekspozime
Ashtu siç kanë paralajmeruar edhe meteorologët që nga dita e dielë, e deri të martën temperaturat do të jenë shumë të larta. Dhe sigurisht se ky i nxehtë afrikan ndikon dhe në gjendjen shëndetësore të qytetarëve. Moshat më të riskuara janë të moshuarit dhe fëmijët.
Shumë qytetarë janë shprehur se temperaturat e larta janë shumë shqetësuese dhe se shkaktojnë dëme në shëndetin e tyre. Sipas tyre, zgjidhja e vetme është qëndrimi në shtëpi në ambiente të mbyllura dhe në hije, por dhe konsumimi i ujit dhe lëngjeve.
Nga ana tjetër edhe vetë bluzat e bardha kanë këshilluar që qytetarët të evitojnë ekspozimin në diell gjatë orëve të mesditës, atëherë kur dielli është më i fortë, por dhe të kenë sa më shumë kujdes në të ushqyerit.
Sipas meteorologëve, pritet që vala e të nxehtit përvëlues të bjerë në mesjavë, dhe temperaturat të ulen për disa gradë celsius.