Johnny Depp: Nuk i shoh kurrë filmat e mi
Një nga yjet më të dashur të Hollivudit, Johnny Depp, mbetet akoma një enigmë për shtypin dhe adhuruesit. Ai fshihet pas personazheve të paharrueshme si Xhek Sparou, Eduard Duargërshëra, Kapelabërësi i çmendur dhe së fundmi Tonto tek Endacaku i vetmuar. Në një intervistë për The Independent aktori tregon për jetën dhe filmat e tij.
Unë jam mësuar tashmë të jetoj si një i arratisur, kështu që nuk më bën përshtypje jeta që bëj. Anonimiteti? Më kujtohet, por nuk e kam më, thotë ai duke buzëqeshur.
Në fakt kam veshur gjëra të çuditshme në mënyrë që të dilja lirisht në publik. E keni parasysh, hundë dhe mjekër të rreme, shami në kokë dhe jam dukur si pjesë e stafit të ndonjë bande muzikore të rrjedhur.
Nëse kritikët thotë se Tonto përmbledh disa nga rolet e mëparshme të Depp, ai nuk ka asnjë kundërshtim për të bërë: Kam bërë një zgjedhje shumë kohë më parë, që të mos i shoh filmat e mi. Ana negative është se nuk njihem as me punën e mirë që bëjnë kolegët e tjerë dhe më duket se nëse i shoh ato do të më dëmtojnë. P.K