Johnny Depp i vë plazhit emrin e të dashurës

Aktori i famshëm, Johny Depp po i kalon pushimet me të dashurë e tij, Amber Heard ne ishullin e Bahamas dhe gjatë qëndrimit të tyre atje, aktori ka marrë inciativë që ti vë një plazhi privat emrin e të dashurës së tij.
Aktori i, "Piratët e Karaibeve" ka bërë gjestin romantik për të magjepsur aktoren dhe partneren e tij duke i’a vënë emrin,"Gjiri Amber", një ishulli të tij atje.
Duket se aktori është vërtet i dashuruar me Amber, me të cilën është i lidhur tash e disa vite./Indeksonline/