Kanye West nuk po e duron vjehrrën

Kanye West raportohet se ka filluar të lodhet me nënën urdhëruese të të dashurës së tij, Kim Kardashian.
Ylli i hiphopit, 35 vjeçari dhe ylli i reality show, 32 vjeçare janë në lidhje dashurie prej disa muajsh.
Kanye ka kaluar Krishtlindjet dhe familjen e Kim, përfshirë këtu edhe nënën e saj që njëherësh është menaxherja, Kris Jenner. Duket se Kanye dhe Kris kanë pas gjatë gjithë kohës mosmarrëveshje rreth të ardhmes së saj në karrierë.
“Ai ka ambicie serioze e profesionale për Kim dhe ai e di se mund t’i hap dyert asaj. Kanye ndjenë se mund të rinvestoj me sukses në të për ta bërë një aktore dhe dëshiron që karriera e saj të jetë e trefisht, sikur ajo e Jennifer Lopez, tha një burim.
“Kris është edhe nëna edhe manaxheri. Kanye duhet ta mësojë vendin e tij dhe të marrë urdhëra nëse dëshiron të mbijetojë”.
Kim është jashtëzakonisht besnike tek të dy, edhe i dashuri edhe nëna. Ajo po mundohet shumë që të formojë një marrëdhënie të mirë mes të dyve.
“Kim vërtetë shpresonte shumë që Kanye dhe nëna e saj do t’i tejkalonin problemet e tyre, ose në fund të fundit të bëjnë armëpushim të paktën për mushime. Por duket se situate vetëm sa u përkeqësua”, vazhdon burimi. /Indeksonline/