E Enjte, 5 Nëntor 2026

Jole: Dy vatra zjarri në pyllin e Bodesë, strukturat në terren për izolimin e flakëve

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Në pyllin e Bodesë në bashkinë e Maliqit aktualisht janë aktive dy vatra zjarri.

Prefekti i qarkut të Korçë, Nertil Jole tha se “lajm i mirë është që intensiteti i zjarrit është ulur dhe të gjitha strukturat janë të angazhuara maksimalisht duke u përpjekur që në orën 06:00 të bëjnë të izolojnë flakët, duke ndërhyrë në zona të veçanta dhe duke ngushtuar perimetrin, në një terren të vështirë e të ndikuar nga era”.

“Në terren ndodhen rreth 80 forca nga të gjitha strukturat në nivel qarku, të cilët i falenderoj për shërbimin e palodhur. Ky aksion do të vijojë edhe nesër, deri në fikjen e plotë të zjarreve në territorin e prekur të bashkisë Maliq”, tha Jole.

Prefekti Jole u shpreh se “mbrojtja e pyjeve është detyrë e të gjithëve, ndaj duhet të tregojmë shumë kujdes e vigjilencë për të shmangur pasoja të rënda dhe kosto të larta të kapaciteteve të mobilizuara”.
/a.f/

1 nga 8 /k.s/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›