E Enjte, 5 Nëntor 2026

Jole: Investimet e qeverisë po e kthejnë Pogradecin në një destinacion turistik të preferuar

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole bëri të ditur se po vazhdon puna me ritme të mira për përfundimin e zbatimit të projektit “Ndërtimi i rrugës Pogradec-Tushemisht-Doganë”, loti 2, që përshkon edhe unazën e fshatit Tushemisht nga burimet e Zagorçanit.

Projekti financohet nga qeveria dhe Banka Botërore nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlerë afërsisht prej 3.5 milionë dollarë..

“Falë investimeve të qeverisë Pogradeci po jetëson një transformim të qëndrueshëm, duke u kthyer gjithmonë e më shumë në një destinacion turistik të preferuar”, u shpreh prefekti Jole në një postim të tijin në rrjetet sociale ku edhe solli një album fotografik nga inspektimi në terren.

Rruga ka gjatësi 4.2 km, degëzimi i fshatit Tushemisht 720 m dhe përfshin infrastrukturë ndriçimi, parkime publike, korsi biçikletash dhe elementë të tjerë të mobilimit urban, duke krijuar me realizimin e plotë të projektit, aksesin e duhur për banorët e zonës dhe vizitorët vendas e të huaj.

1 nga 16

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›