E Enjte, 5 Nëntor 2026

Jon Bon Jovi ndihmon një grua të ndaloj vetvrasjen në urën e Nashvillle

NASHVILL, 12 shtator /ATSH/ – Këngëtari i “It’s My Life”, Jon Bon Jovi ishte duke filmuar një video muzikore për këngën e tij “People’s House” në urën e këmbësorëve ”John Seigenthaler” në Nashville, kur vuri re një grua që donte të hidhej nga ura në depresion të thellë, shkruan il messaggero.it.

Ndrsa gruaja ishte gati të hidhej nga ura e famshme, Bon Jovi iu afrua, i foli dhe e bindi atë që të mos e humbte jetën në këtë mënyrë dhe se vendimi i saj ishte i gabuar.

Këngëtari përdori aftësitë e tij komunikuese për ta ndihmuar, duke treguar edhe një herë anën e tij njerëzore dhe mbështetëse.

Burime të informuara raportuan se Bon Jovi është mësuar të menaxhojë situata krize, falë angazhimit të tij ndaj Fondacionit JBJ Soul, i cili merret me çështje të tilla si uria dhe të pastrehët.

“Ai zotëron një trajnim specifik për të folur me njerëzit në krizë por ai thjesht bëri atë që duhej të bënte kushdo në atë situatë”, shkruan portali.

Me ndihmën e një kalimtari tjetër, Bon Jovi e ndihmoi gruan të ngjitej mbi parmakë, duke e sjellë përsëri në siguri.

Zjarrfikësja dhe Policia Metropolitane e Nashville ndërhynë në vendngjarje, me shefin e policisë, John Drake, duke lavdëruar këngëtarin për veprimin e tij të shpejtë dhe vendimtar. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›