E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jon Withers rrëfen rininë

Në librin me titull “Papafingo” të autorit Leonard Bombaj një nga shkrimet që ka bashkuar mbresat e disa adoleshentëve është dhe intervista e Jon Withers, ambasadorit të SHBA-së ne Shqiperi. Në këtë intervistë, te publikuar nga "Shekulli'' ka përgjigje për dhjetë nga pyetjet e jashtëzakonshme që adoleshentët bëjnë në botë:

  Zoteri Withers, ambasador i SHBA-së, është fantastike t’ju kesh të ftuar! J.Withers: Jam shumë i kënaqur që jam këtu! Jeni shumë të talentuar! Junior Club:   Nëse do të përdorje një ngjyrë për të përshkruar vitet e adoleshencës, çfarë ngjyre do të ishte? J.Withers: Me plot ngjyra, si një ylber!   Pse nuk na tregon diçka për prindërit tuaj? J.Withers: Prindërit e mi kanë lindur të dy në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara. Nëna ishte nga Karolina e Jugut dhe babai nga Karolina e Veriut. Ata jetuan në një kohë kur ekzistonte diferenca raciale, kur të bardhët dhe zezakët nuk jetonin bashkë. Por ata që në moshë të hershme e kishin të qartë që arsimimi ishte çelësi më i rëndësishëm në jetën e çdo njeriu. S’kishte rëndësi nga vije, apo çfarë ngjyre kishte lëkura jote!   Sa larg vendit të lindjes i keni kaluar vitet e adoleshencës? J.Withers: Unë kam lindur në Karolinën e Veriut dhe pas disa vitesh babai hyri në forcat që shërbenin jashtë vendit dhe ai u nis të punonte përtej oqeanit, ashtu sikurse edhe unë po punoj përtej oqeanit. Për këtë arsye unë kam kaluar pjesën më të madhe të adoleshencës në Azi. Kam jetuar në Laos, Tajlandë, Burma, Kore dhe vetëm kur isha 17 vjeç, u ktheva në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur studimet e larta.   Mund të na thuash emrat e disa shokëve të asaj kohe?  J.Withers: Po, më kujtohen disa prej tyre. Ishte një djalë, mbiemri i të cilit nuk më kujtohet, por emrin e kishte Edi. Ai ishte trupmadh për moshën dhe gjithmonë më ngacmonte. Atë e mbaj mend shumë mirë. Kam pasur shokë shumë të mirë që ju pëlqente të bënin gjëra interesante. Na pëlqente të merrnim copa druri të ndryshme dhe gurë dhe me to ndërtonim gjëra. Një nga këta shokë ishte Tomi.   Çfarë vlerash keni trashëguar nga nëna dhe nga babai? J.Withers: Vlera që kam mësuar nga prindërit e mi, është respekti për të gjithë njerëzit. Nuk kishte rëndësi nëse po flisja më dike nga India, nga Koreja, nga Amerika apo nga Franca, të gjithë këta njerëz meritonin respekt. Ajo që ishte e ndryshme, ishte se babai im përpiqej të më mësonte si të flisja me njerëzit, si të gjeja pjesë të përbashkëta të bisedës që të mund të diskutonim. Nëna më mësoi si të isha i këndshëm me njerëzit!   Nëse do të ktheheshe prapa në kohë, do t’i kërkoje falje dikujt? J.Withers: Do t’i kërkoja falje nënës sime. Nëna ime ishte mësuese dhe na mësonte si të silleshim me njerëzit. Duhet ta kemi shqetësuar nënën për vdekje. Im vëlla më thoshte: “Ngjitemi në çati të shtëpisë”! Unë i thoja: “Jo, nuk ngjitem”! Ai ma kthente: “Sepse ke frikë”! Kështu që unë filloja të ngjitesha, arrija deri në gjysmë të rrugës dhe nuk shkoja dot më tutje. Ai qeshte me mua që as nuk zbrisja dot. Pastaj vinte nëna dhe gjente një mënyrë për të më zbritur poshtë. Kur zbrisja poshtë, do kisha grisur këmishën ose do kisha humbur diçka që ma kishte dhënë ajo. Po dua t’i kërkoj falje nënës për gjithë prapësitë që kemi bërë unë dhe im vëlla. E dua këtë të regjistruar përpara kamerave sepse është shumë e rëndësishme, fajin e kishte im vëlla! /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›