E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jona acarohet me Mirin

21/04/10 18:20

Klodi, duke kërkuar disa sende personale, i shkojnë sytë mbi dollap ku shikon një cantë rozë. Ai ia tregon Domenikës dhe ajo mendon se mund të jetë e Jonës. Sapo Jona futet në dhomë, Klodi i tregon cantën mbi dollap. Jona mërzitet sapo e shikon dhe mendimi i parë që i shkon ndërmend është se aty e ka vënë Jetmiri. Ajo niset drejt dhomës së ndenjjes ku ndodhet ai dhe e pyet. Miri ia kthen se nuk di gjë, ndërsa Jona pyet edhe Hakiun me Erioni të cilët po ashtu mohojnë se kanë lidhje me këtë ngjarje. Jona i drejtohet sërish Mirit, duke e akuzuar indirekt, por ai me bindje ia kthen se nuk di gjë. jona shkon sërish në dhomën e gjumit dhe Seldi, që shikon gjithë skenën, shprehet se këto janë lojërat e Mirit, këto lojëra ka zgjedhur ai. Për Jonën, këto nuk janë lojëra për të qeshur. Seldi e këshillon që ajo herë tjetër, të mos merret më me Mirin, si përshembull ta pyesë, por si në këtë rast, të marri cantën e të mos reagojë fare, pasi sipas tij, Miri atë do. Jona merr cantën dhe e mërzitur shprehet se është acaruar nga kjo lojë sepse këto sende i ka merak, pasi janë dhuratë nga mamaja e të dashurit. Seldi thotë se ky është qëllimi i Mirit, ta acarojë atë. Mos ia bëj qejfin duke u acaruar- përfundon ai. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›