E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngacmime gjatë drekës

21/04/10 16:49

Jetmiri dhe Erioni qëndrojnë në kopësht duke luajtur volejboll dhe Jetmiri është në avantazh. Gjatë gjithë lojës Jetmiri e ngacmon Erionin për faktin se ai po humbet dhe shprehet se Erioni po avancon bindshëm, por ndoshta Jetmiri po e lë vetë.
Më pas ata e lënë lojën duke qenë se po shtrohet dreka dhe Jetmiri i thotë Jonës se ai ka dashur të shkojë ta zgjojë që ta thërriste për të ngrënë, pasi ajo ka qenë në gjumë. Dreka sot është gatuar nga Seldi dhe Kika dhe banorët i falenderojnë. Teksa hanë drekë, Erioni dhe Jetmiri kujtojnë pozicionet se si uleshin në tavolinën e bukës kur ishin në shtëpinë e vjetër, duke menduar se kë kanë patur afër tyre. Erioni thotë se ai ka patur Oltën në krah, ndërsa Jetmiri Pamelën. Jona përgëzon Seldin për drekën e shijshme dhe Erioni ndrër të tjera thotë se Jona ka filluar ti dalë në mbrojtje Seldit dhe ai nuk ka nevojë të flasë fare. Seldi shprehet se ai nuk flet kur është duke ngrënë, duke i kthyer në këtë mënyrë përgjigje Erionit. Domi thotë se gjatë tre muajve ata nuk e kanë aplikuar ndonjë herë që të mos flasin kur hanë, por Mandi shton se ndoshta tani do të ndyshojë zakoni. Jetmiri thotë se kanë nevojë të rrinë pak pa folur sepse u lodhen veshët gjatë ditës. Klodi i kthehet dhe thotë se ai nuk do të pushojë së foluri në tavolinë dhe Kika shton se tavolina është vendi që i bashkon të gjithë, por gjithsesi nuk duhet të flasin ndërsa hanë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›