E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jona tregon për jetën e saj

12/04/10 19:31

Manal dhe Eridiona po qëndrojnë me njëra-tjetrën duke u njohur. Manal i tregon për shkollën që ka ndjekur dhe tanimë i ka mbetur vetëm diploma pa e dhënë. Jona e pyet se çfarë dege ka studiuar Manali dhe ajo përgjigjet Orientalistikë, që në thelb merret me studimin e gjuhëve orientale. Manal shprehet se ajo do të dëshironte të ushtronte profesionin e saj si përkthyese në ambasadë. Më pas Manal e pyet se çfarë pune bën Jona dhe ajo përgjigjet se merret me marrdhëniet me publikun në një agjensi që prodhon reklama. Jona i jep me hollësi pozicionin e saj në këtë agjensi dhe i tregon vendet që ka vizituar. Më pas ajo i tregon Manalit se Shqipëria është një vend shumë i bukur me pasuri natyrore të shumta. Manal shprehet se ajo nuk ka patur mundësinë të vizitojë asnjë qytet, madje as Tiranën nuk e ka parë mirë. Joni i tregon se bregdeti në jug të Shqipërisë ka vende të mrekullueshme dhe ofron shumë kënaqësi.
Më pas Manal i kërkon Jonës që ti tregojnë për udhëtimin e saj në Afrikën e Jugut, e në fillim e flet për fetë mbizotëruese e më pas për ushqimet tradicionale.
Më tej Jona shprehet se nuk e ka ndjekur rregullisht Big Brotherin, duke qënë se është e ngarkuar nga puna, por më tepër ka parë netët e spektaklit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›