E Shtunë, 31 Tetor 2026

Menuja e javës

12/04/10 16:50

Pas lojës së djemëve dhe pas bisedave të ndryshme banorët mblidhen të gjithë në dhomën e ndenjes. Duke marrë shkas nga diskutimi për gatimin e drekës së sotme ku banorët nuk dinin se çfarë të gatuanin, dhe duke parë që në fund të javës ata ngelen pa ushqime, banorët vendosin që të caktojnë një menu javore përsa i përket gatimit. Kështu ata vendosin që të diskutojnë se çfarë do të gatuajnë për drekë dhe për darkë duke bërë një listë me ditët e javës që kanë ngelur. Kështu ata diskutojnë dhe vendosin që me ushqimet që kanë për këtë javë, do të gatuajnë nga një gjellë të ndryshme çdo ditë, në mënyrë që të mos e ndjenë mungesën e ushqimeve.
Pas diskutimit për gatimin e javës Seldi dhe Jetmiri dalin jashtë dhe teksa pinë cigare bisedojnë me njëri-tjetrin. Seldi pas një kohe të gjatë qetësie mundohet që të diskutojë me Jetmirin duke thyer disi atë qetësinë e tij. Më pas ai futet brenda dhe fillon të luajë një pjesë në piano. Banorët e tjerë janë në pritje të drekës e cila tashmë është drejt përfundimit. Me të përfunduar dreka vajzat bëjnë gati tavolinën e ngrënies dhe më pas thërrasin djemtë që të shkojnë të hanë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›