E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jonida Maliqi: Ja se si i humha 20 kg

Ndonëse ka shtuar 20 kilogramë gjatë shtatzënisë, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka arritur që pas lindjes të rikthejë linjat perfekte trupore.

“Gjatë periudhës së shtatzënis kam shijuar maksimalisht të gjitha ushqimet, edhe ato që ia kisha privuar vetes më parë, ndaj shtova dhe mbi 20 kilogramë. Këtë gabim nuk do ta bëj më në të ardhmen, shpresoj, ndaj mos më merrni për shembull. Kam shijuar peshkun dhe produktet e tij, mishin, sidomos atë të pulës, frutat, dhe e kam ekzagjeruar me ëmbëlsirat dhe akulloret", ka thënë Jonida për 'Bluetooth'.

Jonida gjtihashtu ka treguar se me sporti the dieta antioksidantë ka arritur ta kthej sërish peshën normale të trupit duke i humbur 20 kilogramë./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›