E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jonuzi beson te Kombëtarja kuqezi

Sulmuesi

Sulmuesi kosovar, Ahmet Jonuzi (21 vjeç), është shumë afër realizimit të ëndrrës së tij. Një ftesë nga Kombëtarja shqiptare do të përmbushte ëndrrën e të riut, që më sukses po militon në skuadrën Vorskla Poltava në Ukrainës. Jonuzi ka rrëfyer se disa ditë më parë është kontaktuar nga drejtuesit e FSHF-së. Sipas tij, mundësitë që ai të ftohet nga kroati Josip Kuzhe janë shumë të mëdha. “Zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit më kanë kontaktuar pak ditë më parë lidhur me mundësinë që të ftohem në përfaqësuesen A të Shqipërisë. Besoj se shumë shpejt do ta marr ftesën e shumëpritur nga Kuzhe”, ka thënë sulmuesi për “Albaniasoccer.com”. Ai ka shtuar se kroati Kuzhe e ka vëzhguar në një ndeshje që ka zhvilluar për ekipin shqiptar U-21. “Pak kohë më parë, gjatë një ndeshje që kam zhvilluar për kombëtaren U-21, Kuzhe më ka vëzhguar nga afër. Tashmë jam në pritje të një ftese të mundshme nga trajneri i Shqipërisë, e cila mund të vijë që muajin e ardhshëm për miqësoren e radhës”, përfundoi Jonuzi.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›