Jordania anekson Bregun Perëndimor?
_599223.jpg)
Sipas gazetës, njëri prej themeluesve të PLO’së, Farouk Kaddoumi, theksoi e aneksimi i Bregut Perëndimor do të nënkuptonte krijimin e një konfederate jordanezo-palestineze.
Kaddoumi e mbështetë këtë nismë, duke nënvizuar se, po qe se vjen deri te realizimi i kësaj ideje, atëherë ajo do të rezultojë me një zhvillim tejet pozitiv.
Sipas Kaddoumi, Bregu Perëndimor duhet të mbetet territor palestinez, dhe Jordania duhet të sigurojë të drejta të plota për palestinezët, por edhe t’ua garantojë të drejtën për kthim.
Në një intervistë të vitit të kaluar, mbreti i Jordanisë, Abdullah, deklaroi se ai nuk do ta mbështeste bashkimin e vendit të tij me Bregun Perëndimor, përkujton ‘Jerusalem Post’.
“Jordania nuk do të jetë kurrë dhe për askënd një atdhe i zëvendësuar”, pat deklaruar mbreti Abdullah asokohe.
“Kjo gjë s’ka kuptim... Ne kemi ushtri dhe jemi të gatshëm që të luftojmë për atdheun tonë dhe për të ardhmen e Jordanisë. Duhet të flasim qartë, e jo të lejojmë që një ide e tillë të mbetet në krerët e disave nga ne. Jordania është Jordani, e Palestine është Palestinë”, ishte shumë i qartë ai.
Ndryshe, në vitin 1988 Jordania hoqi dorë nga kërkesat e saj lidhur me Bregun Perëndimor, pranoi pushtetin e PLO’së ndaj atij territori, dhe ua prishi nënshtetësitë jordaneze palestinezëve nga Bregu Perëndimor. Në vitin 1993, nëpërmjet Marrëveshjes së Oslos, u precizua se kthimi i gazës dhe i Bregut Perëndimor nën pushtetin e PLO’së ishte “një opsion jordanez”, të cilin shumica e njerëzve të atjeshëm nuk e harruan.
Gjatë dekadës së kaluar, për shkak të pakënaqësisë që erdhi si pasojë e dështimit të Marrëveshjes së Oslos, disa ekspertë dhe deputetë izraelitë sërish e ringjallën zgjidhjen jordaneze për konfliktin mes palestinezëve dhe Izraelit.
Para vitit 1967, Bregu Perëndimor ishte pjesë e Jordanisë, kurse Rripi i Gazës ishte protektorat i Egjiptit.