Plutonium në laboratorin drogës

"Policët kanë konfiskuar plutoniumin e gjetur”, në laboratorin ku prodhohej amfetamina, i tha të enjten agjencisë AFP një zëdhënëse e paemëruar e Agjencisë Ruse për Kontrollin e Narkotikëve.
Zëdhënësja nuk tha asgjë për prejardhjen e plutoniumit, megjithëse bëri të ditur se policia do të japë detaje shtesë rreth operacionit gjatë javës së ardhshme.
Sipas agjencive ruse, në operacionin policor, në të cilin morën pjesë pjesëtarët e njësitit për luftimin e drogës dhe të shërbimit të sigurimit, u konfiskuan disa kontejnerë përplot me dhe radioaktiv, me prejardhje nga Chernobyl, ku në vitin 1986 ndodhi një shpërthim katastrofal bërthamor. Gjatë aksionit u arrestuan disa persona.
Polici ruse nuk e përjashton mundësinë që këta persona të kenë lidhje me grupe terroriste, raportoi agjencia ruse Interfaks.
Sipas mediave ruse, ky operacion në fakt është ndërmarrë tre javë më herët, dhe të enjten vetëm është bërë publikimi i tij.