E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Jordi Alba nxjerr Barçën nga telashet, Elche bie nga kategoria

Barcelonës i mjaftoi një gol i vonë për të zgjidhur një ndeshje të komplikuar dhe për të fituar ndeshjen e dytë radhazi, duke u shtrirë edhe më tej në krye të tabelës së La Ligës. Në javën e 33-të të kampionatit spanjoll, katalanasit mundën 1-0 Osasunën falë golit të Jordi Alba në minutën e 86-të. Në minutën e 27-të miqtë mbetën në 10 për shkak të përjashtimit të Herrando, pas një ndërhyrja të rëndë ndaj Pedrit. Blaugranët krijuan raste të shumta në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë, por rezultati mbeti i pandryshuar. Dembelé humbi një mundësi të artë në minutën e 62-të. Pas shumë mundësishë të krijuara, goli mbërrin në minutën e 86-të, me Jordi Alba, 1-0, që është dhe rezultati i kësaj sfide.

Elche bie – Në ndeshjen tjetër të ditës fiton Almeria duke u larguar edhe më shumë nga zona e rënies. Elche, e cila ka rënë zyrtarisht, është mposhtur 2-1. Kështu ka ardhur verdikti i parë zyrtar i La Ligës, me Elche ende në 16 pikë kundrejt 33 të Valencias në vendin e katërt nga fundi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›