Aksident në Krujë, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë pasagjerja

Një 77-vjeçare ka humbur jetën pasditen e kësaj të diele (30 prill) në Krujë, si pasojë e një aksidenti. Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë, ku 46-vjeçari me inicialet N. H., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Fatkeqësisht, aksidenti rezultoi fatal për 77-vjeçaren, e cila ishte pasagjere në makinë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/