Jorgos Papandreu: Ballkani në BE, në 2014

Greqia mbështetet aderimin e Ballkanit Perëndimor në BE brenda 4 viteve të ardhshme. është ky mesazhi që i ka dhënë në Nju Jork kryeministri grek Jorgos Papandreu sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkara Ban Ki Moon.
"Greqia ka propozuar që Ballkani Perëndimor të behët pjesë e familjes europiane brenda 2014. Besojmë se kjo është dhe një datë simbolike. 100 vjet pas fillimit të luftës së parë botërore që fatkeqësisht i pati fillesat në këtë rajon. Por kemi pasur një histori të trazuar në rajon për këta 100 vjet. Simbolikisht kjo do të shënonte fundin, përmes një procesi mjaft paqësor. Europa është një projekt paqeje, ndaj duhet ti bëjme gjithë këto vende pjesë të familjes europiane", tha Papandreu.
Kryeministri grek u ndal në Nju jork dhe tek reformat financiare europiane. Propozimi për një taksë globale mbi transaksionet ishte në qendër të diskutimeve me kreun e OKB Ban Ki Moon.
“Diskutimi mbi propozimin për vendosjen e një takse globale mbi transaksionet financiare nga e cila mund të burojnë të ardhura të rëndësishme si për tranformimin e ekonomive tona ashtu dhe për zhvillimin e ekonomive të gjelbra apo ekonomive në zhvillimin por gjithashtu dhe për të ndihmuar vendet e varfra në botë", vijoi ai. Një iniciativë e tillë u parashtrua ngha Franca e Gjermania në samitin e radhës të Bashkimit Europian e pritet që një vend të rëndësishëm të zerë dhe në samitin e G20 në Kanada.
Delina Bitraku