E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia, shansi i fundit për kualifikim

Kombetarja e Anglise ka zhvilluar seancen e fundit stervitore, duke u përballur me interesimin e madh te mediave. Pas deklaratave te fundit te ish-kapitenit Xhon Terri, se futbollistet angleze mendojne vetem per veten ne fushen e lojes. Keto fjale kane shtuar aludimet per nje krize te mundeshme mes futbollisteve dhe trajnerit Fabio Kapelo. Por te gjithe keto zera jane hedhur poshte nga Frank lampard, i cili ka bere te ditur se skuadra eshte ne krah te teknikut italian, qe zhvilloi nje mbledhje me lojtaret e tij.

"Mendoj se na eshte kushtuar shume vem,endje ditet e fundit. Sigurisht, askush nuk eshte i kënaqur me rezultate qe kemi arritur deri tani, por e gjithe skuadra eshte e bashkuar dhe mbeshtet vendimet e trajnerit. Raporti yne eshte i njejte dhe asgje nuk ka ndryshuar. Nuk ka asnjë krize, apo dicka te tille ne skuader”, ka bere te ditur Lampard.

Anglia do te luaje ndeshjen e fundit ne grupit C ne Port Elisabet kunder Sllovenise dhe ka mundesine e fundit per te siguruar kualifikimin per ne raundin tjeter te Boterorit 2010. Lampard nuk ka asnjë dyshim se skuadra e tij do te fitoje kete sfide. “Te gjithe e dime se cfare duhet te bnejme. Eshte nje ndeshje shume e rendesishme dhe duhet te fitojme me cdo kusht. Une jam i bindur, por keshtu si une jane edhe lojtaret e tjere”, ka përfunduar mesfushori i Chelsea. Ne dy ndeshjet e para, Anglia ka regjistruar 2 barazime, 1-1 kunder Shtetecve te Bashkuara te Amerikes dhe 0-0 ndaj Algjerise.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›