E Diel, 1 Nëntor 2026

Jorida Tabaku Po fiton Basha komisioneret e PS ngadalesojne numerimin

Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, është gati 505 vota para në qendrën e numërimit pranë Shkollës së Kuqe, te njësia bashkiake nr.8 në kryeqytet.

Një fakt të tillë e ka pohuar posaçërisht për “ABC News”, Jorida Tabaku, kandidate për këshilltare e Partisë Demokratike.

Ajo po ndjek nga afër procesin e numërimit të votave në Tiranë dhe paraqet me të drejtë shqetësimin se po tregohet një indiferencë dhe neglizhencë nga ana e komisionerëve dhe numëruesve socialistë për ta çuar para procesin.

“Me këtë ritëm, do të na duhen gati 10 ditë që të mësojmë rezultatin”, tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›